×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sofja i bllokon rrugën europiane Maqedonisë së Veriut: Pranoni që keni rrënjë bullgare

    FrontOnline
    07 Nëntor 2020

    Bullgaria nuk pranon kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut. Përmes një letre drejtuar Komisionit Europian theksohet se ky kuadër nuk i siguron garancitë e nevojshme për përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bullgaria.

    “Kuadri negociues me kërkesat tona mund të miratohet në një fazë të mëvonshme, por pa të, negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

    Sofja konsideron se kombi dhe gjuha maqedonase ekzistojnë që nga viti 1945 dhe i fton autoritetet e Shkupit të pranojnë se kanë rrënjë bullgare.

    Gjithashtu shteti bullgar kërkon që Maqedonia e Veriut të deklarojë se emri i saj i ri, nuk përfaqëson pretendime territoriale në rajonin gjeografik të Maqedonisë së Veriut, si dhe të mos kërkojë njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari.

    Ky qëndrim i pritshëm i Bullgarisë ka sjellë zhgënjim në Shkup.

    “Ne jemi të gatshëm të japim sqarime për të hequr shqetësimet e Republikës së Bullgarisë. E drejta për vetëvendosje është e drejta jonë e patjetërsueshme. Identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase janë një fakt dhe nuk duhet të diskutohen, sepse identiteti ynë nuk shkakton asnjë pretendim ndaj askujt, as tani dhe as në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

    Fqinji ynë është bllokuar më herët edhe nga Greqia, që e detyroi të ndryshojë emrin, ndërsa kësaj here duket se Bullgaria nuk do të heqë dorë nga bllokimi. Edhe pse ka një javë kohë deri në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, presidenti Stevo Pendarovski tha se Sofja duket e vendosur për të bllokuar rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut. /Lajmi.net/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.