Mbretëresha kolumbiane e kokainës Griselda Blanco do të tërheqë dritën e vëmendjes me historinë e saj të jetës në vazhdimet e reja të serialit të Netflix “Narcos” dhe do të interpretohet nga bashkatdhetarja e saj e famshme Sofia Vergara.
Krijuesi i serialit Eric Newman ka konfirmuar se aktorja Sofia Vergara (49) do të mishërojë Griselda Blanco në sezonin e ri të ‘Narcos’. Ngjarja do të ndjekë sipërmarrësen e shkathët Griselda, e cila krijoi një nga kartelet më të suksesshme të drogës në histori.
Është interesante se ajo njihej si një nënë e kujdesshme dhe kombinimi i sharmit dhe egërsisë e ndihmoi atë të balanconte një jetë të thjeshtë familjare me një punë të rrezikshme. Për shkak të këtij kombinimi vdekjeprurës të punës dinake dhe mjeshtërore, Grizelda u mbiquajt “Kumbara”.
Projekti është zhvilluar për tetë vjet dhe regjisori kolumbian Andres Baiz (47) do të drejtojë të gjashtë episodet. Newman pohon se Vergara u tregua jashtëzakonisht e talentuar dhe se ky është projekti i saj i ëndrrave, sepse aktorja bëri të pamundurën për të treguar se sa shumë do të thotë ky rol për të./FrontOnline/