Klubi i futbollit Mitrovica është ankuar përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, nëpërmjet së cilit konsideron se u dëmtua me të madhe në ndeshje me Lirinë në Prizren në fundjavën që shkoi.
Mitrovicasit konsiderojnë se nuk iu dhanë tri penallti derisa rezultati ishte baras, 1:1.
Mitrovicasit, të cilët e humbën ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës së Parë me rezultat 1:2, kërkojnë nga organet e Federatës së Futbollit të Kosovës që të merren me rastin dhe besojnë fuqishëm që, përmes pamjeve të shfaqura në këtë postim, të merren masa ndaj gjyqtarit kryesor, Dreni Skeraj, duke cekur se ai është me prejardhje nga Prizreni. /Gazeta Express/