Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Edward Joseph, mendon se SHBA dhe BE duhet të ndryshojnë qasje ndaj dialogut nëse duan te shohin sukses.
Joseph thotë se nuk mund të vazhdohet më me ndëshkimin e Kosovës dhe përkëdheljen e Serbisë pasi kjo nuk funksionon. Duke e vënë theksin tek marrëdhëniet e afërta të presidentit serb Vuçiq me atë rus Putin, eksperti thotë se Perëndimi nuk e vuri kurrë presidentin serb përballë zgjedhjes: ”O me ne, o me Rusinë”!
Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Çfarë do të thotë kjo për Ballkanin Perëndimor, e sidomos për marrëdhëniet Kosovë-Serbi?
Kemi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që duket se ka ngecur. Mendoni se mund të kemi një dinamizëm të ri dhe të kemi një marrëveshje të re përfundimtare në mandatin e Trump?
Joseph: Edhe këtë nuk e dimë. Por ajo që ne dimë është kjo. Në mënyrë që të ketë një zgjidhje të vërtetë dhe të kemi, për shembull, zbatimin e marrëveshjes së normalizimit, që të ndodhë kjo, gjërat duhet të ndryshojnë. Disa gjëra duhet të ndryshojnë sepse është e qartë se ajo që është tentuar deri tani nuk ka funksionuar.
Pra, cilat janë gjërat që duhet të ndryshojnë? Një nga gjërat që duhet të ndryshojë është se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk mund të vazhdojnë të mbajnë përgjegjëse vetëm Kosovën dhe jo Serbinë. Pra, kjo nuk mund të vazhdojë. Nëse SHBA-ja dhe BE-ja presin që me të vërtetë të kenë një përparim, nuk mund të vendosin masa për Kosovën, dhe të mos bëjnë asgjë ndaj Serbisë, dhe duke i sinjalizuar Serbisë dhe Presidentit Vuçiq se ju jeni nuk mbani përgjegjësi, ose mbani vetëm në mënyrat më minimale. Pra, kjo duhet të ndryshojë. Por në mënyrë që të arrihet marrëveshja, si SHBA ashtu edhe BE duhet ta marrin atë shumë më seriozisht. Duhet të merret seriozisht fakti që një lider i një vendi refuzon të nënshkruajë këtë marrëveshje.
Kryeministri i Serbisë dërgon a letër ku thuhet se nuk është ligjërisht e detyrueshme. Nuk mund të presësh një lloj përparimi me këtë lloj qasjeje. Dhe e treta dhe e fundit, shumë e rëndësishme, atmosfera brenda Kosovës duhet të përmirësohet.
Atmosfera me serbët e Kosovës. Dhe dua të përsëris, ky është në interesin strategjik të Kosovës për t’u përmirësuar dhe për t’u treguar serbëve të Kosovës dhe SHBA-ve dhe BE-së se qeveria e Republikës së Kosovës i sheh realisht serbët si qytetarë të parë të Kosovë…
Bashkimi Evropian ka tani udhëheqës të rinj, përshirë Kaja Kallas. A prisni një tjetër lloj qasje ndaj dialogut në mënyrë që të ketë sukses?
Joseph: Përsëri, edhe këtu nuk mund të parashikoj diçka në veçanti. Pikë së pari, ajo që mund të them është se është inkurajuese që ish-kryeministrja Kallas vjen nga një vend që e njeh Kosovën. Kjo është shumë e rëndësishme. Paraardhësi i saj Borrell ishte nga Spanja, pra shtet mosnjohës. Pra, kjo tashmë është shumë domethënëse. Pikë së dyti, ish-kryeministrja Kallas, që do të drejtojë politikën e jashtme të BE, vjen nga një vend që është shtet i vijës së parë me Rusinë. Pra, ajo e kupton absolutisht kërcënimin nga Rusia, kërcënimin nga narrativat pro ruse që vijnë në rajon, nga vendet që duan të balancojnë marrëdhëniet e tyre dhe të vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë me Rusinë dhe që nuk vendosin sanksione mbi Rusinë. Unë mendoj se ish kryeministrja Kalas nuk do të dojë të përkëdhelë vendet që refuzojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë.
Pyetja e fundit. Vitin e ardhshëm, ndoshta presidenti Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë një vizitë në Rusi me Vladimir Putin. Çfarë do të thotë kjo? Çfarë mesazhi përcjell?
Joseph: Epo, nuk e di që kjo të jetë konfirmuar. Kjo është e para. Nuk e dimë këtë ende. E di që ka një ftesë për presidentin Vuçiç që të shkojë në këtë përvjetor të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Por për të qënë të drejtë nuk e dimë ende nëse ai do të marrë pjesë. Ai nuk mori pjesë në Samitin e Brics në Kazan. Por ajo që dimë është se Aleksandër Vulin shkon në Rusi. Ivica Daçiq besoj se ka qenë kohët e fundit në Rusi. Ne e dimë që marrëdhënia mbetet shumë pozitive. Ne e dimë se ka narrativa pro ruse këtu në Beograd , se media si Russia Today apo Sputnik kanë qenë të ftuara në konferencën e sigurisë. /A2CNN/