Aktori Will Smith është lajmëruar për herë të parë pas disa muajsh nga incidenti në ceremoninë Oskar kur e kishte shuplakosur komikun Chris Rock.
Ai i ka kërkuar Rockut sërish falje në Instagram dhe ka bërë të ditur se ky i fundit nuk është ende i gatshëm që të flasë me të.
“Unë u mjegullova në atë moment. Është e gjitha e paqartë. Unë kam kontaktuar me Chrisin dhe ai më tha që nuk është iu gatshëm të flasë”, ka thënë Smith.
“Kur të jetë, ai do të më lajmërohet. Do ta them këtë Chris – të kërkoj falje! Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu kurdo që të jesh gati për të folur”.
“Dua t’i kërkoj falje nënës së Chrisit. Kam parë një intervistë të saj dhe ajo ishte njëra prej gjërave për të cilat nuk kisha menduar. Se sa shumë njerëz u lënduan në atë çast, Dua t’u kërkoj falje familjarëve të Chrisit, posaçërisht Tony Rockut. Ne kishim një lidhje shumë të mirë. Tony Rockun e kisha mik. Kjo me shumë gjasë është e pariparueshme”.
“I kam kaluar tre muajt e fundit duke e ripërsëritur nuancën dhe ndërlikueshmnërinë e asaj që kishte ngjarë në atë moment. Nuk do ta zbërthej krejt atë tani, por ajo që mund t’jua them është që nuk ekziston pjesë e imja që mendon se ajo ishte mënyra e duhur për t’u sjellë në atë moment. Nuk ekziston pjesë e imja që mendon që ajo është mënyra e përshtatshme për trajtuar një ndjenjë mosrespekti dhe fyerje”.
Smith e qartësoi që veprimi i i tij ka qenë vetëm i tij dhe nuk është shtyrë në asnjë moment nga bashkëshortja e tij, Jada Pinket-Smith, e cila kishte qenë pjesë e batutës që e kishte nxehur Smithin drejt atij veprimi.
“Jo, vetë e bëra atë zgjedhje, nga përvoja ime dhe historia ime me Chrisin. Jada nuk kishte të bënte asgjë me atë punë”.
“Më vjen keq e dashur, dhe dua t’u kërkoj falje fëmijëve dhe familjes sime për krejt belanë që ua kam sjellë’.
“Bashkëfituesve të asaj nate u them që ky është një komunitet. Fitova sepse ju më votuat dhe realisht ma thyen zemrën që vodha dhe prisha momentin tuaj. Ende më kujtohen sytë e Questlove-it, pasi ndodhi kur ai e fitoi çmimin – dhe kërkimfalja nuk mjafton”.