×
  • Lajme
  • Lajme

    Smaka: Specialja është dashur të themelohet nga Kosova. Afër një mijë shqiptarë janë vra nga dora shqiptare, duhet përgjigjur ata që kryen krime

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Profesori universitar, Riza Smaka konsideron se Gjykata Speciale është gjykatë uninacionale dhe është në kundërshtim me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.Smaka në një prononcim për Gazeta Blic tha se gjykata është dashur të themelohej në Kosovë njejtë siç e ka themeluar Kroacia e Bosnja, ai konsideron se juridikisht kuvendi mund ta shfuqizojë këtë gjykatë por kjo nuk do ishte zgjidhje e mirë politikisht dhe ndërkombtarisht.

    U themelua me marrëveshjen që e miratoi Kuvendi i Kosovës, unë isha kundër sepse është në kundërshtim me mbrojtjen themelore të të drejtave të njeriut dhe është gjyaktë uninacionale që nuk ka në botë, nuk ka pasë dhe nuk besoj që ka me pasë, nuk iu referua persektuimeve penale të kryersëve të krimeve, veprave penale, kushdo qoftët, por vetëm të sqhiptarëve, është institucion gjyqësor i paparë e i paparecedentë, por kuvendi e ka themeluar, ka qenë dashtë që na ta themelonim një gjykatë si Kroacia, Bosnja e Serbia, por kjo nuk ndodhi, në vitin 2010 kur kërkova themelimin e saj ma morën për të madhe. Erdhi puna ose ta themelojmë ne ose Këshilli i Sigurimit, ishte zgjidhje më e mirë që Kosova ta themelonte, por tani juridkisht kjo mund të suprimohet nga kuvendi i Kosovës, sepse ai që e formon edhe mund ta zhbëjë, por politikisht dhe ndërkombtarisht kjo nuk do të ishte zgjidhje sepse do të shkaktonte implikime dhe trazira të mëdha me shtetet aleate, ne duhet të jemi koherent me aleatët”, deklaroi Smaka.

     

    Smaka tha se institucionet e Kosovës duhet t’i ndihmojnë tani kësaj gjykate.

    Ai tha se shumica do të dalin të pafajshëm nga kjo gjykatë por se ka afër një mijë shqiptarë të vrarë nga shqiptarët, prandaj ata që kryen krime duhet të përgjigjen.“Mbetet të zbatohen aktet, përkitazi me shtesat dhe me marrjet në pyetje, qoftë të pandehurve, qoftë të dëshmitarëve. Institucionet tona duhet të ndihmojnë këto, e fundi i fundit kush është i pafajshëm del i pafajshëm, është një numër i madh që do dalin të pafasjhëm, disa edhe mund të kenë kryer krime sepse e dijmë që afër 1000 shqiptarë janë vra nga dora shqiptare, prandaj është e nevojshme, e dobishme dhe e domosdoshme të përgjigjen ata që kanë kryer krime, sidomos shqiptarët kundë shqiptarëve”, shtoi Smaka për Gazeta Blic.

    Smaka tha se kjo gjykatë ka klauzolën për prolongimin e afatit të ekzistimit dhe sapo ka filluar punën, nëse nuk do kishte mandat sipas tij atëherë nuk do kishte as juridiksion për të vepruar.“Sa i përket skadimit, kjo e ka klauzën që i prolongohet afati i ekzistimit të kësaj gjyakte, nëse nuk i ka përfunduar çështjet, tek e fundit veç sa ja ka nis punës, kur i skadon mandati nuk ja juridksion e as autorizime për të vepruar“, tha Smaka.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, të ketë kohë pas kohe reshje lokale...
    Lajme07 Janar 2025
    Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,...
    Lajme07 Janar 2025
    Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA. Ai në Pressing në T7 tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Shitësi Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren në natën e ndërrimit të motmoteve, u dërgua...
    Vip07 Janar 2025
    Largimi i Gjestit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të fundit “Prime” ka sjellë emocione të forta dhe lot...
    Lajme07 Janar 2025
    Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ndërsa 05-10 minuta te...
    Vip07 Janar 2025
    Vullneti në një bisedë me Xhenetën u shpreh se kjo e fundit nisi të ketë ndjenja për Gjestin tek para një ose...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se...
    Lajme07 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.