×
  • Lajme
  • Lajme

    Smaka për deklaratën e Lajçakut: Skandaloze dhe e njëanshme, përbën rrezik për Kosovën

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Eksperti i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka e ka cilësuar si skandaloze dhe të papranueshme deklaratën e emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se duhet të ndryshohet Kushtetuta për t’u implementuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    Në një prononcim për GazetaBlic, Smaka ka thënë se kjo deklaratë duhet hidhet menjëherë poshtë, pasi që sipas tij, e njëjta përbën rrezik për shtetin e Kosovës.

    “Kjo deklaratë e Lajçakut është skandaloze, e pamutur dhe unilaterale e dhënë prej pikëpamjes së tij, e cila s’do të duhej të pranohej kurrsesi, sepse Kushtetuta e Republikës së Kosovës, serbëve në Kosovë iu garanton të drejta dhe autorizime që janë të pakrahasueshme me cilindo minoritet në unionin evropian. Ne kemi bërë koncesionin më të madh atëherë kur kemi pranur në total propozimin e ish-presidentit Ahtisari dhe kemi pas inkoporuar atë në Kushtetutën e Kosovës krejtësisht në favorin e serbëve të Kosovës. Pra, padyshim se deklarata e Lajçakut përbën rrezik për shtetin. Deklarata e tij është e papranueshme, e njëasnshme dhe e pamatur”, është shprehur Smaka.

    Sipas tij, deklarata e emisarit Special, Miroslav Lajçak, siç ka thënë Smaka, vjen për t’u formuar Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë.“Për ta ndryshuar Kushtetutën, kjo e ka aludimin për të krijuar bazë kushtetutare e ligjore për të formuar një Asociacion me autorizime ekzekutive, që do të ishte tepër e dëmshme, e tillë edhe për vetë sistemin kushtetutar, sistetimin politik dhe atë juridik në Kosovë. Në këtë rast, Kosovën do ta shndërronte në shtet të përbërë dhe joefikas”, ka thënë ai.

    Lajçaku, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “Kushtetuta nuk është Bibël”, por duhet të ndryshon nenet e ligjet që t’i hapur rrugë formimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

    “Është logjike se duhet ndryshuar Kushtetuta dhe nuk tha askush se nuk duhet ndryshuar. Kushtetua nuk është bibël”, është shprehur Lajçak në Serbi, menjëherë pas vizitës dyditore në Kosovë.Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar edhe politikanët kosovarë, derisa të njëjtit e kanë cilësuar si të papranueshme.Kryediplomatja Haradinaj-Stubllka e ka akuzuar Lajçakun se po dëshiron ta kthejë idenë e korrigjimit të kufijve me deklaratën për ndryshim të kushtetutës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës...
    Opinione16 Nëntor 2024
    Shkruan Avni Jashari: Lojë futbolli, përballje kulturash: Kosova dhe Rumania në qendër të debatit historik dhe identitar Nata e sotme e futbollit...
    Sport15 Nëntor 2024
    Edhe përfundimisht futbollistët e Kosovës kanë refuzuar të dalin në fushë. Ata ishin larguar pas thirrjeve raciste në ndeshjen Rumani – Kosovë,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Pas disa minutave qëndrim në zhveshtore, futbollistët e Kosovë janë larguar nga aty. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ata nuk po shkojnë në...
    Sport15 Nëntor 2024
    Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht. Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi,...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi pati një porosi për Gjestin. “Vazhdoni jeni mirë, munohu me rujtë, jo si të dashur por si motër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.