I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual.
Sipas tij, me këta doracakë po bëhet degjenerim dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj fëmijëve.
“Shkollat tona nuk janë studio pornografike, por janë institucione edukativo-arsimore, të cilat me gjak, me mund e me djersë i kemi ngritur, i kemi përparuar dhe i kemi strukturuar.
Andaj, mjaftni më me antivlera, sepse nuk do të lejojmë të luani me ndjenjat dhe virtytet tona më të larta, nuk do t`ju lejojmë të na shkatërroni identitetin tonë dhe vlerat tona shoqërore, edukative, familjare dhe kulturore!”, ka shkruar Latifi në lëshimin e tij në Facebook.
Postimi i plotë: