Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar sot komunën e Rahovecit, ku tha se Smajl Latifi do të jetë kandidatë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetar të kësaj komune.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se me zëvendëskryeministrin Tahiri kanë biseduar për tema që lidhen me komunën, qeverisjes qendrore por edhe për tema politike.
“Biseduam për shqetësimet, nevojat dhe kërkesat që i kemi dhe për nevojën për rritjen e mbështetjes së Qeverisë për komunën e Rahovecit“, tha ai.
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri duke lavdëruar punën e Smajl Latifit, tha se kanë diskutuar edhe për temat që duhet të adresohen si qeveri në raport me pushtetin lokal.
Derisa tha se kanë diskutuar edhe për sfidat që kanë bujqit në këtë komunë, duke theksuar se disa veprime janë bërë dhe disa duhet të akomodohet në kuadër të buxhetit të Kosovës.
“Disa veprime janë bërë, disa jemi duke i parë në kuadër të buxhetit t’i akomodojmë. Ajo që duhet t’i themi qytetarëve është se ka qenë vit i shtirë, i atakuar prej pandemisë dhe i mungesës së të hyrave buxhetore, mirëpo do të bëjmë çmos akomodojmë kërkesat të cilat janë të mëdha dhe nevojat janë të mëdha. Smajl Latifi do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Rahovecit. Mendoj që ky qytet është fatlum që të ketë një kryetar të tillë, punëtor, me integritet dhe shumë profesional“, tha ai.