Një qytetar ka hipur mbi objektin e Komunës së Mitrovicës dhe ka kërcënuar se do të hidhet nga ndërtesa.
Siç raportojnë mediat lokale, arsyeja pse qytetari kërcënonte se do të hidhej nga objekti ishte pse nuk i ishte ndërtuar shtëpia në Mitrovicë qe 20 vite.
I njejti është shoqëruar në Spital nën praninë e Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ishin edhe ekipet e zjarrëfikësit, emergjenca dhe Policia e Kosovës.