Nga Gjakova, skuadra e Prishtinës do të zhvendoset në Tiranë para debutimit në Ligën e Kampionëve.
Skuadra kryeqytetase do të karantinohet sot në kryeqytetin shqiptar, raporton FrontOnline.
Por, para kësaj, djelmoshat e Zekirija Ramadanit janë testuar për COVID-19 në një laborator privat në Prishtinë.
Ndryshe, Prishtina do të marrë pjesë sivjet në rundin preliminar të Ligës së Kampionëve.
Fillimisht, bardhekaltërit do të përballen me Folgoren e San Marinos, e më pas në rast të fitores, me fituesin e ndeshjes Torshavn – Inter d’Escaldes./FrontOnline/