Skuadra e Llapit është zhvendosur në Vushtrri para finales së Kupës së Kosovës në futboll, përcjell FrontOnline.
Djelmoshat e Tahir Batatinës po përgatiten në stadiumin me bari natyral në Vushtrri për t’iu përshtatur fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” aty ku do zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit.
Stërvitja e djeshme u mbajt për rreth dy orë dhe futbollistët llapjan janë të përgatitur maksimalisht për ta dhënë më të mirën në fushë dhe për ta arritur synimin, fitimin e kupës./FrontOnline/