Bardhekaltrit e Llapit kanë përmbyllur ciklin dy ditor të përgatitjeve në fushën natyrale të stadiumit “Ferki Aliu” të Vushtrrisë në prag të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës që zhvillohet nesër në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të gjithë futbollistët e Llapit që janë në grumbullim para ndeshjes janë në gjendje shumë të mirë të përgaditjes dhe vetëm nesër do të mësohet ekipi që do nis nga minuta e parë takimin, përcjell FrontOnline.
Fitorja eventuale e Llapit nesër mbrëma i paraprinë kualifikimit në arenën ndërkombëtare dhe mungesa e vetme e këtij takimi do të jenë tifozët që përshkak gjendjes me pandeminë nuk do mund të jenë prezent në këtë takim.
Kujtojmë që ndeshjen e nesërme Dukagjini – Llapi e vlefshme për finalen e Kupës së Kosovës e tranmeton drejtpërdrejt Klan Kosova si dhe Art Sport 1./FrontOnline/