Prodhuesi çek u ofroi klientëve një makinë tërheqëse të bazuar në modelin SUV Enyaq iV. Škoda prezantoi një crossover të ri elektrik në formën gjithnjë e më popullore coupe. Enyaq Coupe iV i përket familjes së automjeteve Enyaq dhe bazohet në modelin SUV me të njëjtin emër dhe përveç versionit të rregullt, klientëve do t’u ofrohet edhe një veturë sportive me logon RS.
Skoda u mburr se EV e re ka aerodinamikë të përmirësuar dhe një koeficient shumë të ulët të rezistencës së ajrit prej 0.234. Kjo veçori, thonë ata te prodhuesi çek, në kombinim me një peshë pak më të ulët të automjetit, garanton autonomi më të madhe të drejtimit.
Do të ofrohen katër versione, duke përfshirë një RS me performancë të lartë , si dhe dy opsione baterish. Modeli bazë Enyaq Coupe iV 60 ka një kapacitet baterie prej 62 kWh dhe fuqizohet nga një motor elektrik i vetëm prej 180 kuaj fuqi (132 kW) dhe 310 Nm, ndërsa fuqia transmetohet në rrotat e pasme. Makina arrin 100 km/h për 8.8 sekonda.
Të tre versionet e mbetura, Enyaq Coupe iV 80, Enyaq Coupe iV 80x dhe Enyaq Coupe iV RS janë të pajisura me një bateri më të madhe prej 82 kWh. Enyaq Coupe iV 80 ka një motor elektrik prej 204 kuaj fuqi (150 kW) dhe 310 Nm dhe gjithashtu lëvizje me rrota të pasme. Përshpejtimi nga 0-100 km/h realizohet në 8,7 sekonda.
Enyaq Coupe iV 80x fuqizohet nga dy motorë elektrikë me një fuqi totale të kombinuar prej 265 kuaj fuqi (195 kW) dhe një çift rrotullues maksimal prej 425 Nm. Makina arrin 100 në saktësisht 7 sekonda. Ndryshe, shpejtësia maksimale e të tre versioneve është e kufizuar në mënyrë elektronike në 160 km/h.
Në krye të gamës është modeli RS , dy motorët elektrikë të të cilit ofrojnë 299 kuaj fuqi (220 kW) dhe 460 Nm çift rrotullues maksimal. Enyaq Coupe iV RS përshpejton nga 0 në 100 km/h në 6,5 s, përpara se të arrijë një maksimum, të kufizuar elektronikisht 180 km/h.
Autonomia e drejtimit e matur me standardin WLTP është 545 km, ndërsa bateria në një karikues të shpejtë mund të ringarkohet (10 deri në 80%) në 29 minuta. Për sa i përket prakticitetit, Škoda Enyaq Coupe iV ofron një vëllim bagazhi prej 570 litrash, pak më pak se modeli Enyaq iV me 585 litra hapësirë bagazhi. Makina do të mbërrijë në sallonet evropiane në pranverë, kohë në të cilën do të dihet çmimi dhe detaje të tjera teknike, si autonomia në drejtimin e versioneve më të lira./FrontOnline/