Kombëtarja e Skocisë dhe ajo e Republikës së Çekisë janë çifti i parë që do të ballafaqohen në ditën e tretë të Kampionatit Evropian “Euro2020”.
Skocia dhe Çekia do të kërkojnë trepikëshin e parë në Grupin D, për t’ia nisur sa më mirë Evropianit.
Skocezët kanë në përbërje startuese yllin e mbrojtjes së Liverpoolit, Robertsonin.
Ndërkohë çekët startojnë me Kral, Schick e Soucek.
Përballja e parë e ditës së sotme starton nga ora 15:00.
FORMACIONET ZYRTARE:
SKOCIA: Marshall, Hanley, Cooper, Hendry, O’Donnell, Armstrong, McGinn, McTominay, Robertson, Dykes, Christie.
ÇEKIA: Vadik, Celustka, Coufal, Kalas, Boril, Kral, Soucek, Masopust, Darida, Jankto, Schick