Skocia është bërë vemdi i parë në botë që bëri produktet menstruale si tampona dhe peceta falas për të gjithë që nuk kanë mundësi t’i blejnë ato.
Anëtarët e parlamentit skocez miratuan njëzëri legjislacionin të martën që detyron qeverinë të krijojë një skemë për të siguruar produktet dhe të imponojë kërkesën për institucionet e tjera publike, shkruan Euronews.
Ligji thotë gjithashtu që shkollat, kolegjet dhe universitetet duhet të vendosin një gamë të këtyre produkteve në tualetet e tyre falas.
Kujtojmë se qeveria skoceze tashmë kishte siguruar akses në shkolla përmes financimit nga viti 2018.
Disa autoritete lokale në Skoci gjithashtu kanë siguruar tashmë produkte falas, por tani është një kërkesë ligjore.
Legjislacioni u zhvillua për të trajtuar “varfërinë menstruale”, e cila është kur njerëzit përpiqen të blejnë produkte menstruale që u nevojiten.