“Sunny Hill”, do të mbahet në Prishtinë dhe Tiranë.
Në Prishtinë do të mbahen në datat e paralajmëruara, ndërsa në Tiranë me 25, 26 dhe 27 gusht.
Tashmë janë konfirmuar shumë artistë të huaj dhe shqiptarë se do të performojnë në “Sunny Hill”.
E disa nga artistët shqiptarë janë edhe anëtar të labelit Babastars.
Getoar Selimi, Cozman dhe Onat tashmë janë konfirmuar si artistët që do të performojnë në festivalin që mbahet në Prishtinë.
Skivi në lidhje me këtë, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në ‘InstaStory’, duke thënë se kjo ka ndodhur për ‘shkak të kushteve të ndryshme dhe marrëveshjes të fshehta’.
Tutje sipas tij, gjitha mosmarrëveshjet do të sqarohet shumë shpejt për publikun.
Postimi i plotë i Skivit:
“Më duhet t’iu informoj që kjo nuk ka për të ndodhur e as nuk është në plan. Njëra pjesë e Babastars do të jetë prezent ashtu qysh e keni parë në lajmërime. … Shkaku i kushteve të ndryshme dhe marrëveshjeve të fshehura që bëhen në dëm të vlerës së plotë, ndodhin këto gjëra. Më së paku ata që e meritojnë gjendjen prapa artistëve të mëdhenj që jepën gjithçka për labelin. Të gjitha shumë shpejt do të marrin fund dhe të jetë e qartë për publikun një herë e përgjithmonë. Gjysmën e gjysmës së Babastars do ta përjetoni. Kënaquni”, ka shkruar reperi në postim