Tifogrupi i Gjilanit, “Skifterat” kanë treguar edhe një herë zemrën e madhe duke iu dalur në ndihmë familjeve në nevojë.
“Kuqebardhët” gjatë ditës së sotme u kanë dalur në ndihmë 11 familjeve nevojtare në prag të festës së Fiter Bajramit.
“Skifterat” përmes faqes zyrtare kanë publikuar disa fotografi gjatë aksionit të tyre humanitar, e ku në mesin e tyre ishte edhe trajneri, Ismet Munishi.
Ky është postimi i plotë i “Skifterave”:
“Kryesia e Skifterave në shoqërinë e stafit të klubit sot realizoi aktivitetin humanitar për nder të festës së Fitër Bajramit përmes të cilit u shpërndanë pako mbështetëse me ushqime bazike dhe të holla për 11 familje përfituese (Gjilan 4, Viti 1, Velekincë 1, Llashticë 1, Muçibabë 1, Llabjan 1, Livoç 2).
Secila nga familjet përfituese ka pranuar pako me ushqime bazike në vlerë 100€ + pako me produkte të mishit mundësuar nga AJH FOODS + ëmbëlsirë nga Kimi Cake House, dhe 20€ para të gatshme!
Mjetet e tepruara në vlerë 87€ i janë dhuruar mbështetje bacit Zenun Zymberi, plaku i cili jeton i vetëm dhe për të cilin kujdesemi në vazhdimësi.
Falemnderojmë të gjithë kontribuesit dhe vullnetarët që mundësuan dhe ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti bamirës.
Urime festa e Fitër Bajramit!
Me respekt
10.05.2021”.