Ndeshja e djeshme mes Llapit dhe Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti” ngriti shumë “pluhur” në publik, raporton FrontOnline.
Shumë tifozë, por analistë në rrjetet sociale aluduan se kjo ndeshje ishte “miqësore”, pasi Drita fitoi shumë lehtë – 2:4 – në Podujevë.
Në lidhje me këtë ndeshje ka reaguar edhe tifogrupi i Gjilanit, “Skifterat”.
https://www.facebook.com/UltraSkifterat/photos/a.120789105976415/532198148168840/
Në rrjetin social “Facebook”, tifozët gjilanas e kanë akuzuar rëndë trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.
Postimi i plotë i “Skifterave”:
“Në kuadër të xhiros së rradhës në Hajgare Superligën e Kosovës, klubi jonë e pret ekipin e Tahir Tugjarit të cilit do t’i ipet mundësia të shoh futbollin e pastër pa kalkulime!
Një gjë është e garantuar, se një shtytje drejt banjave gjatë qëndrimit në ligën e parë (dashtë Zoti) do t’ia japim me shumë qejf!“./FrontOnline/