Pas humbjes nga Drita në Podujevë, tifogrupi i Gjilanit, “Skifterat” kishin akuzuar rëndë Llapin dhe trajnerin Tahir Batatina duke dyshuar në ndonjë “manipulim”.
https://www.facebook.com/UltraSkifterat/posts/532202788168376?__cft__[0]=AZXNmi-9gFpSk3Z5VWr2RXFWBLs_duNZerZTpUqdkhInk8YJXCpFu5ntKyG-bcVxwfU3R7LNcFUkrLcExkOJFl_HN7asA_mXCtxz6PAV5e4GTgf21QJJuAJMl1FU0566CozEPQGZ0JGhcVBiaxaklQGJ&__tn__=%2CO%2CP-R
Madje, tifozët gjilanas e kishin quajtur “tugjar” trajnerin e Llapit, raporton FrontOnline.
Pas fitores së sotme të Llapit në Gjilan ndaj Gjilanit, Batatina ua recitoi dy vargje tifozëve gjilanas.
“Djera vija-vija, kur te dua vi ju mposhti te shtëpia”, ishin fjalët e Batatinës.
Tashmë, ka ardhur edhe reagimi i “Skifterave” ndaj kësaj poezie të Batatinës, të cilët shkruajnë: “Me recitime nuk shpërlahen pazaret”.
Postimi i plotë i “Skifterat” në “Facebook”:
https://www.facebook.com/UltraSkifterat/posts/536151581106830?__cft__[0]=AZX-wSQeaoyDY2bYsubd9BcctzkUPxHj4SQAutvWqyBNQE0RacnoS5WzUHeGoB_xzpGHOFHiLmViVpRphSMpQc7IuCOFKCP7dl-uqc-s84N4qHV7-X5rt1QpSwTuGRMyR4a_tv7DriNiJjws-KWOrvk6&__tn__=%2CO%2CP-R
“Me recitime nuk shpërlahen pazaret!
Lojtarët e Llapit sot fituan ndeshjen fal angazhimit dhe dëshirës së tyre më të madhe, dhe me meritë arkëtuan tre pikët shumë të nevojshme për ta!
Tahir Batatina i cili paska belbëzuar ne recitalin e tij duke mos thënë asgjë përveq asaj se që themi ne se në Gjilan luhet futboll pa kalkulime nuk mund ta largoj nga vetja epitetin që gëzon për shumë vite për të cilin ka njohuri krejt Kosova, atë të Tugjarit!
Na vjen keq për futbolldashësit e Podujevës që mund të ndihen të ofenduar, por ne besojmë se një pazargji si ky përfaqëson vetëm interesat e veta dhe asnjëherë kulturën dhe traditën e pastër të futbollit llapjan“./FrontOnline/