Sot gruaja e këngëtarit Skerdi, gazetarja Vesa Rama feston ditëlindjen.
Padyshim që një urim publik nga Skerdi nuk kishte se si të mungonte në këtë datë të veçantë.
Përmes një postimi të shpërndarë për ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari zgjodhi fjalët më të veçanta për ta uruar gruan.
“Urime ditëlindjen gruaja, shoqja e nëna e djalit tim, zemra ime, jeta ime . Çdo vit që kalon me ty, është plot dashuri dhe gëzim. Jam munduar të t’bëj sa më të lumtur dhe të t’bëj të ndihesh femra më e përmbushur në botë me ato që t’i fali. Më fal që ndonjëherë të bëj nervoz po s’ka gjë, edhe ajo është pjesë e jona. Të dua, e bukura ime, faleminderit që ma fale një djale si Roi, u befsh 100 vjece.
Ndryshe, çifti janë prindër të një djali 2 vjeçar – Roi.
Shumë urime Vesa.