Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur aktualisht një mbledhje ku po diskutohen disa rekomandime të QNR’së. në këtë mbledhje janë përplasur ashpër përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje përfaqësuesin e minoriteteve, Rifat Krasniç.
Krasniç i ka reaguar ashpër Alim Ramës së Vetëvendosjes, duke i thënë se nuk kanë shkuar në mbledhje për të dëgjuar fushatë dhe ligjerata.
“ Na skemi ardhë këtu me i dëgju ligjeratat e Vetëvendosjes. E kam kry fakultetin, spo du me ni prej juve ligjerata”, ka thënë Krasniç.
Për këtë deklaratë ka reaguar Sami Kurteshi i cili i ka thënë kolegut të tij në KQZ se mund të dalë jashtë nëse nuk dëshiron të dëgjojë.
Pas kësaj përsëri Krasniç ka vazhduar fjalën duke thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është vend për tubime politike.
“ Nuk është ky vend parlament, apo tubim, me i bo reklama Vetëvendosjes. Ne këtu duhet me e mbrojt ligjin. S’keni nevojë ju me na shit men”, ka thënë Krasniç.