×
  • Lajme
  • Lajme

    Skenderi: Po shtypemi për shkak të disa pjesëtarëve të komunitetit RAE që ishin bashkëpunëtorë të serbëve

    FrontOnline
    14 Korrik 2021

    Isak Skenderi, udhëheqës i organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, deklaroi se pjesëtarë të këtyre komuniteteve nuk po trajtohen të barabartë me të tjerët.

    Siç u shpreh në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, problemi qëndron edhe tek fakti që gjërat po gjeneralizohen, duke u fajësuar i gjithë komuniteti  për shkak të aktit të keq të një individi të caktuar.

    “Gjithmonë jemi konsideruar si qytetarë të shkallës së dytë. Nuk jemi vlerësuar njëjtë dhe barabartë. Jemi shtypur, jemi shkelur, dhe për të mbërritur diçka në jetë ndoshta është dashur të investojmë shumëfish”.

    “Disa gjëra tashmë veçse janë të qarta: komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas kanë qenë bashkëpunëtorë të sistemit e regjimit serb, por bëhet fjalë për disa pjesëtarë të komunitetit. Disa njerëz po ashtu kanë qenë edhe viktima të luftës në përgjithësi”.

    “Problemi me ne është që gjërat po gjeneralizohen, pra nëse njëri bën diçka keq, atëherë i gjithë komuniteti është i keq. Por nëse njëri prej nesh bën diçka të mirë, atëherë ai më nuk është rom. Për ta pranuar të mirën e atij personi, atë po e asimilojmë dhe po e bëjmë shqiptar, serb ose anglez”, deklaroi Skenderi.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit – Departamenti për...
    Lajme25 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 25.07.2025 Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë ditën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel për shfrytëzim racional të ujit, duke njoftuar se kapacitetet e trajtimit janë duke u...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte një shans 50-50 ose ndoshta më pak që Shtetet e Bashkuara të arrinin...
    Lajme25 Korrik 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, paraqitja e provave nga mbrojtja do të fillojë...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se do t’u lejojnë vendeve të huaja të hedhin ushqime nga ajri në Gaza, por këmbëngul...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.