Skënderaj, i drejtuar nga Fadil Nura, sapo ka nënshkruar kontratën në vlerë rreth 600 mijë euro për rregullimin e tribunave të stadiumit të qytetit.
Tenderi i është dhënë konsorciumit “Lorisi, World Medium, ATC Com”, që ishte e vetmja ofertë në tavolinë.
Kjo ani se tenderi ishte i hapur dhe mund të merrnin pjesë edhe kompani tjera, raporton Front Online.
Vendimi për dhënie, siç shihet në dokumentin e siguruar nga Front Online, është i datës 2 nëntor 2023.
Komuna thotë se konsorciumi i ka plotësuar të gjitha kriteret për të fituar kontratën.
Kriter kryesor ishte oferta e përgjegjshme me çmimin më të ulët, raporton Front Online.
“Të gjitha materialet e përdorura duhet të jenë të klasit të parë, mostrat paraprakisht duhet të aprovohen nga organi mbikqyrës. Në të gjitha pozicionet përfshihet furnizimi me material si dhe montimi i tij. Në rastet e demolimit, të gjitha mbeturinat të dergohen ne deponi. Per ndonje ndryshim eventual, paraprakisht te konsultohet Projektanti”, thuhet në njoftimin për kontratë të komunës.
Kapaciteti i stadiumit, 9 mijë ulëse
Skenderaji ka një stadium.
Ai mban emrin e Bajram Aliut, ish-futbollistit të Drenicës dhe dëshmorit, raporton Front Online.
Klubi “kuq e zi” e kujton Aliun në çdo përvjetor.
Bajram Aliu është një stadium me shumë përdorime në Skenderaj, Kosovë.
Aktualisht përdoret më së shumti për ndeshje futbolli dhe është terreni vendas i Drenicës të Superligës së Kosovës. Stadiumi ka një kapacitet prej 9 mijë shikuesve, raporton Front Online.
Është ndërtuar para Luftës së Kosovës.
Pamja që do të marr stadiumi
Me kontratë parashihet rinovimi i ulësve të stadiumit.
Komuna ka paraqitur pamje se si do të duket ai pas renovimit që do të bëhet.
Organet lokale kanë paraqitur disa fotografi, të cilat i ka parë Front Online.
Fushat kosovare, të tmerrshme
Fushat kosovare nuk janë në gjendje të mirë.
Loçi e jo rezultati në fushë ishte kryetema nga ndeshja Kosovë-Izrael.
Ndonëse Kosova triumfoi në kualifikimet “Euro 2024”, imazhi ndërkombëtar i saj u dëmtua si shkak i kushteve të mjerueshme të fushës së stadiumit që mban emrin e legjendës së futbollit “Fadil Vokrri”.
Stadiumi i kombëtares, në të cilin kombëtarja e Kosovës nxori pikë edhe nga Zvicra, u barazvlerësua me “stallë derrash” nga një lojtar i Izraelit. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ia ka hedhur fajin tek kompanisë mirëmbajtëse të stadiumit.