Në Skenderaj, të drejtën për votim e kanë shfrytëzuar 46.8 për qind e qytetarëve deri më tani.
Sipas statistikave të publikuara në kohë reale në platformën e Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ), 19,981 skenderajasve kanë dalë që të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.
KQZ ka përpunuar 96.4 % të votave në këtë komunë. Të drejtë vote këtë vit në këtë qytet kanë pasur 51.341 persona.