oordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, gjatë qëndrimit të tij në Romë të Italisë sot është takuar me Piero Fassino, kryetarin e komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin e Italisë.
Hyseni ka thënë se ata kanë bërë një bisedë të gjatë dhe të hapur për zhvillimet më të reja në Kosovë dhe rajon.
“Si në të gjitha takimet tjera edhe këtu në fokus të bisedës ishte dialogu Kosovë Serbi. Kishim pajtim të plotë me kryetarin Fassino se dialogu duhet të dinamizohet me qëllim të përmbylljes sa më të shpejtë dhe normalizimit të plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes reciproke si e vetmja zgjidhje e qëndrueshme afatgjate”, ka shkruar Hyseni në rrjetin social Facebook.