Nuk ndodh shpesh që Arilena Arën ta shohim në intervista.
Së fundmi ajo ka qenë në një lidhje ‘Skype’ në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Teksa stërvitej në palestër, këngëtarja ka zhvilluar një bisedë për këtë program.
Ndër të tjera ajo ka folur për albumin e ri si dhe klipin me Dafina Zeqirin (“Thirr policinë”) që u komentua shumë nga publiku për skenat provokuese.
“Bukur shumë, para kësaj i bëra edhe një shaka ku i thashë dëgjo tani do të shohësh Arilenën dhe do të mësosh gjëra të reja për të. Por ajo më njeh dhe unë ashtu jam në jetën reale madje qesh ndonjëherë kur njerëzit në publik thonë o sa engjëllore, o sa e mirë”, është shprehur artistja.
Po ashtu, Arilena ka shtuar se nënën e saj e sheh si frymëzim për mënyrën si e ka rritur dhe për gruan e fortë që ajo është.
“Për mua kanë bërë çmenduri, por unë nuk kam bërë ende, do ta ndaja me ju por me modesti shumë të madhe nuk kam bërë ende”, tha Arilena. / Front Online /