Kur Kolumbia dhe futbolli gjenden në të njejtën fjali, atëherë është e qartë se diçka tejet interesante ka ndodhur.
Kësaj radhe, në Kolumbi janë tejkaluar kufinjtë, shkruan FrontOnline.
Klubi i Agilas i kërkoi kundërshtarit dhe federatës së futbollit ta shtyejë ndeshjen për shkak të virusit korona.
😮 INCREÍBLE
⚽ En Colombia, Ríonegro Águilas jugó con siete jugadores ante Boyacá Chicó. Los lesionados y los casos positivos de Covid-19 hicieron que haya dos arqueros en la cancha. pic.twitter.com/g96DaeuePk
— Radio Master Luján (@RadioMasterLuj) April 12, 2021
Megjithatë, ata hasën në një “mur” keqkuptimi dhe u desh ta luanin ndeshjen.
Duke pasur 14 lojtarë të infektuar, Aguilas zbriti në fushë me shtatë futbollistë duke luajtur me sistemin 3-2-1.
Bëhet e ditur se Aguilas do ta padisë federatën në Gjykatën e Arbritrazhit për Sport në Lozanë./FrontOnline/