Tifozët e Atletico Madridit festuan titullin e kampionit në La Liga.
Në xhiron e fundit, Atletico Madridi mundi Real Valladolidin 1:2 dhe e siguroi titullin e kampionit, shkruan FrontOnline.
Ndeshja u pasua nga një festë e madhe e tifozëve të Atleticos, si në Madrid ashtu edhe në Valladolid, aty ku “Rojoblancos” zhvilluan ndeshjen vendimtare.
Tifozët e zjarrtë të klubit madrilen dolën para stadiumit në Valladolid për të përgëzuar futbollistët për suksesin e madh.
Policëve nuk iu pëlqeu kjo, dhe kishte një konflikt mes palëve.
Një tifoz i Atletico Madridit qëndroi i shtrirë në tokë pas goditjeve që mori.
Por, futbollisti i Atleticos, Carrasco e vuri re dhe vendosi t’ia lehtësonte të paktën vuajtjet.
Belgu bisedoi me tifozin, ia dha fanellën, dhe kështu tifozi “harroi” dhimbjet nga rrahjet që mori.
Për më shumë, shikoni pamejt e mëposhtme./FrontOnline/
👉 Carrasco se preocupa y regala su camiseta a un seguidor que está tumbado en el suelo del aparcamiento de Zorrilla después de las cargas policiales para desalojar la zona.
📹 @MedinaMarca pic.twitter.com/oyyqlX0iLs
— MARCA (@marca) May 22, 2021