×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Skemë mashtrimi online, Policia apelon për kujdes në përdorimin e aplikacionit “PLINKO”

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Policia e Shtetit i ka bërë apel sot qytetarëve për kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”.

    Sipas policisë, kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para dhe për ta bërë të besueshme, përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është mashtrim.

    “Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare”, njofton policia.
    “Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, kryesisht nga nxënësit, me qëllimin për të fituar para, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund t’iu tërhiqen para nga llogaria juaj”, shton policia.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me “planin e fitores së Ukrainës”. Ai u shpreh se ka disa pika në...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Komandanti ushtarak i NATO-s, gjeneral Christopher Cavoli ndodhet në një vizitë Shqipëri, ku është takuar me presidentin Bajram Begaj. Në bisedën me...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Kompania që zotëron Facebook-un, Meta, tha se do të ndalojë disa media shtetërore ruse në platformat e saj, përfshirë RT-në dhe Rossiya...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur mbi kërkesat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, karshi Kosovës. Osmani tha se Vuçiqi në konferenca...
    Lajme17 Shtator 2024
    Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se u takua dy herë me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav...
    Lajme17 Shtator 2024
    Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se takimi trepalësh me Petar Petkoviqin, kryenegociatorin serb, dhe Miroslav Lajçak, emisarin...
    Lajme17 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjakovë kundër shtatë personave nën dyshimin për veprat penale, “Fajde”, “Ndihma...
    Sport17 Shtator 2024
    Barcelona e nisi mjaft mirë sezonin e ri në La Liga duke i fituar pesë ndeshjet e para të kampionatit. Një prej...
    Vip17 Shtator 2024
    Dea Michele, ditën e sotme ka publikuar një postim ku ju bën thirrje të gjithë ndjekësve të saj të marrin një mace....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.