×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandaloze: Tekstet shkollore të gjuhës angleze te Pearson nuk e njohin Kosovën, përfaqësohen përmes Serbisë

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Tekstet e gjuhës angleze për nxënësit e shkollave të Kosovës të aprovuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nuk e njohin fare Kosovën si shtet, madje ato në vendin tonë përfaqësohen përmes Serbisë më saktësisht nga Milan Mileticin. Në katalogun e shtëpisë botuese “Pearson” të publikuar në vitin 2022, të siguruar nga Front Online, më saktësisht në faqet 162, 163, 164 dhe 165 ku janë të cekura shtetet, Republika e Kosovës nuk figuron fare aty.

    Gjithnjë në bazë të dokumenteve të siguruar nga portali shihet se Mileticin ka prezantuar këto tekste dhe këtë Shtëpi Botuese te mësimdhënësit e gjuhës angleze në Kosovë në një takim që ai kishte mbajtur më mësimdhënësit e gjuhës angleze në hotel Swis Diamand në Prishtinë.

    Gjithashtu, operatori lokal që është licencuar nga MASHT-i për shpërndarjen e teksteve shkollore të gjuhës angleze botuar nga Pearson nëpër shkolla, kishte prezantuar tekstet përmes përfaqësuesit të Pearson në Serbi.

    Burime të besueshme të portalit bëjnë të ditur se në këtë proces nuk është involvuar fare zyra e Pearson në Shqipëri, pasi që këto libra sipas të njëjtave burime planifikohen të shkojnë nëpër duarve të nxënëseve përmes Pearson nga Serbia dhe kompanisë lokale të licencuar nga MASHT-i në Kosovë.

    Madje në bazë të dëshmive të siguruara shihet se Milan Miletic, që është Serbi që përfaqëson Pearson në Serbi, kishte prezantuar edhe kontaktet e tij personale për të gjithë mësimdhënësit e Kosovës ta kontaktojnë për çka do që ndërlidhet me tekstet Pearson.

    Front Online për këtë çështje i ka dërguar pyetje edhe ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ta.

     

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme08 Korrik 2024
    Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Miller, ka bërë të ditur se i kërkojnë Sërbisë që të përfundojë hetimin për vrasjen...
    Lajme08 Korrik 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do t’i bëjë publike të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos...
    Lajme08 Korrik 2024
    Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar të dy versionet e para të aktakuzës së përbashkët në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi...
    Të tjera
    Sport08 Korrik 2024
    Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, u përgjigj në programin ‘El Matí de Catalunya Ràdio’ në fillim të javës kur ekipi i...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla kanë nënshkruar në Qafë Morinë të Gjakovës...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, shprehu bindjen se është e pamundur që presidenti rus, Vladimir Putin, të sulmojë një vend të NATO-s....
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se dialogu është i bllokuar nga presidenti i Serbisë,...
    Kronika08 Korrik 2024
    Aktorja e njohur e humorit, Drita Duraku, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë në moshën 65-vjeçare. Lajmin e...
    Lajme08 Korrik 2024
    Një 26-vjeçar është therur për vdekje ditën e diel në Prizren, viktima u ther me thikë dhe u hedh nga një veturë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.