×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Skandaloze/ Spitali i Gjakovës e punëson me dallavere infermieren (Dokument)

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Për ta pranuar si infermiere në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, kandidates Gjyljeta Sylaj i janë rritur “gabimisht” pikët.

    Mirëpo një kalkulim i tillë ia ka siguruar kësaj të fundit një vend të punës në institucionin publik shëndetësor, duke e lënë jashtë listës së të pranuar një kandidate tjetër që ishte vlerësuar me më shumë pikë.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga portali “Front Online”, kandidatja Gjyljeta Sylaj është vlerësuar me 32 pikë në testin me shkrim dhe me 38.8 pikë në testin me gojë.

    Në vend se totali i përgjithshëm i pikëve për këtë kandidate të ishte 70.8, Komisioni katër anëtarësh ia ka ngritur pikët e përgjithshme kësaj kandidate në 79.2 pikë.

    Me ngritjen e këtyre pikëve është favorizuar kandidatja Gjyljeta Sylaj, derisa ka mbetur jashtë listës së të pranuarve kandidatja Albana Gjocaj Kukaj, e cila ishte vlerësuar me 72 pikë, apo 1.2 pikë më shumë se kandidatja e pranuar në punë (Gjyljeta Sylaj), raporton Front Online.

    Pjesë e komisionit përbërës ishin: Afrim Sylejmani, Elza Gjini-Juniku, Edita Efendija dhe Fikrije Dina.

    Nga Komisioni të cilët edhe kanë vlerësuar kandidatët, në një përgjigje për FrontOnline, janë munduar ta relativizojnë skandalin me konkursin publik.
    Madje, ndonëse bëhet fjalë për kalkulime të thjeshta matematikore, ata  kanë thënë se “kanë bërë gabim teknik gjatë bartjes së shënimeve në listën përfundimtare”.

    Megjithatë, nga një “gabim” i tillë një kandidate që ka marrë më shumë pikë ka mbetur jashtë listës së të pranuarve.

    Komisioni: Është bërë gabim teknik në bartjen e pikëve

    “Në emër të komisionit të rekrutimit ju sqarojmë se gjatë bartjes së shënimeve në listën përfundimtare është bërë  një gabim teknik, për të cilën edhe kemi reaguar menjëherë. Lista përfundimtare nuk ndryshon asgjë, renditja e kandidatëve është e njëjtë. Procesi ka qenë transparentë dhe i monitoruar, dokumentacioni është në dispozicion për gjithë kandidatët dhe palët e interesit”, thuhet në përgjigjen e komisionit për FrontOnline.

    Drejtori i spitalit “Isa Grezda”: Nuk kam qasje, Komisioni e ka bërë kalkulimin e pikëve

     Në anën tjetër, drejtori i Spitalit “Isa Grezda”, Hilmi Shala, në një prononcim për FrontOnline nuk ka dhënë sqarime lidhur me këtë çështje, duke thënë se është komisioni ai që ka bërë vlerësimin dhe se drejtori i spitalit nuk ka qasje në këtë çështje.

    “Është institucioni që i bën këto vlerësime, kalkulimin e tyre. Pra drejtori nuk ka qasje në këtë, pjesë, është komisioni që e ka dhënë vlerësimin, është njësia e burimeve njerëzore që merren më këtë pjesë. Për gjithçka është komisioni, është një komision që ka bërë vlerësimin,  është edhe njësia e burimeve njerëzore”, ka deklaruar ai, për FrontOnline.

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime26 Mars 2025
    Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me tender prej hiç më  pakë se 2,5 milionë euro kompaninë Meditech,...
    Hulumtime13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...
    Hulumtime19 Nëntor 2024
    Një tender në vlerë prej 15 milionë €, të cilin ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal...
    Të tjera
    Kronika12 Prill 2025
    Një person në Prishtinë është sulmuar me mjete të forta nga dy meshkuj kosovarë, vëllezër. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh...
    Kronika12 Prill 2025
    Të premten në fshatin Kamenicë të Leposaviqit është raportuar për një aksident trafiku midis dy automjeteve me targa të Serbisë, ku njëra...
    Kronika12 Prill 2025
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje të 26-vjeçares që vdiq...
    Lajme12 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, teksa po qëndron në Antalia të Turqisë, ka takuar ministrin e Jashtëm të Kenias, njëherësh Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial,...
    Lajme12 Prill 2025
    Kongresistët amerikanë përmes një rezolute të propozuar kanë kërkuar drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë....
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i ekonomisë, Artan Muhaxheri, për FrontOnline ka komentuar vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16% nga ZRrE, duke...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.