Ndeshja e Superligës së Kosovës në futsall mes Lekajt dhe Prishtinës 01 është ndërprerë për shkak të shfaqjes së dhunës.
Kjo ndeshje u ndërpre pasi njëri prej futbollistëve të Lekajt e sulmoi gjyqtarin e ndeshjes, shkruan FrontOnline.
Deri në momentin e ndërprerjes, prishtinasit ishin duke e fituar bindshëm këtë ndeshje.
Por, pas këtij incidenti, Prishtina 01 pret që të fitojë me rezultat zyrtar.
https://www.facebook.com/fc.prishtina.01/photos/a.334255747334579/940349796725168/?type=3
Postimi i plotë i Prishtinës 01 në “Facebook”:
“???̈??????? ??????? ??̈ ???????̈, ?? ????????? ?? ????? ???? ?????? ???????̈?
Ndeshja mes FC Letaj dhe FC Prishtina 01 është ndërprerë pasi një lojtar kundërshtar sulmoi gjyqtarin.
Skuadra jonë ishte në avantazh 4-0, kur në fillimin e pjesës së dytë u sulmua gjyqtari nga lojtari i FC Letaj, ku pastaj u ndërpre edhe ndeshja.
Golat deri në ato momente u shënuan nga Durim Qoriri, Oso Gjinovci, Fitim Krasniqi dhe
Mentor Mejzini.
Klubi pret fitore në tavolinë me rezultat zyrtar gjatë javës së ardhshme“./FrontOnline/