Llapi e ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Trepçës ’89 në elitën e futbollit të Kosovës.
Në kuadër të javës së 30-të në Superligë, Llapi fitoi 2:1 ndaj skuadrës mitrovicase, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, nënkryetari i Llapit, Amrush Batatina ka marrë vëmendje me deklaratat e tij drejtuar gazetares Qëndresa Krelani.
Ndër të tjera në komente tha: “Merre taksin e shko tregoja rezultatin edhe ta bën një masazh” një komentuesi.
Mbetet të shihet nëse do të ketë masa ndaj tij pas këtyre komenteve skandaloze./FrontOnline/