Në Serbi tashmë është instaluar sistemi VAR në fushat e futbollit, por në një mënyrë tjetër.
Skenat e fundit në futbollin serb ishin skandaloze, por edhe epike, shkruan FrontOnline.
Në një ndeshje të kategorive të ulta, gjyqtari kryesor u konsultua me kamermanin për një vendim të tij.
Gjyqtari fillimisht akordoi penallti për skuadrën me fanella të kuqe, teksa pas protestave të skuadrës me fanella të kaltërta vendosi që të konsultohet për vendimin e tij.
Ai konsultimin e bëri me një kameraman që po xhironte ndeshjen, i cili gjyqtarit i tha se ishte “penallti e pastër si loti”.
Gjyqtari pas kësaj nuk ndryshoi mendje, derisa portieri i skuadrës së kaltërt zhveshi fanellën dhe u largua i nervozuar nga fusha./FrontOnline/
https://www.instagram.com/p/CPGrnGanpBs/?utm_source=ig_embed&ig_rid=843b2501-3ec6-4c9c-8d3f-f2a68d1ce67a