Mërgim Vojvoda e ka shënuar një gol tejet të rëndësishëm mbrëmë për Torinon.
Me këtë gol, Torino fitoi dhe iu largua zonës së rrezikshme, derisa Parma u dëbua për në Serie B, shkruan FrontOnline.
Këtë ndeshje e ka komentuar edhe mediumi serb, “Blic.rs”.
Mediumi kontravers serb e ka quajtur reprezentuesin e Kosovës, “futbollist nga Bosnja e Hercegovina”.
“Golin e vetëm për nikoqirët e shënoi një futbollist nga Bosnja dhe Hercegovina, Mërgim Vojvoda, i asistuar nga Ansladi në minutën e 63-të”, ka shkruar ky medium.
Ndryshe, nuk është hera e parë që mediumet serbe bëjnë shkrime skandaloze për futbollistët shqiptarë./FrontOnline/