×
  • Sport
  • Sport

    Skandaloze: Hendbollistët nga Serbia zhvilluan ndeshje me skuadrën serbe nga Kosova në Zubin Potok

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    Ekipi serb i hendbollit RK Mokra Gora që është nga Zubin Potoku i Kosovës, bën gara në Superligen B, Lindje – Perendim, ku bëjnë gara 12 skuadra nga Serbia.

    Ajo zhvilloi ndeshje si vendas kundër Hajduk Veljko nga Krahina e Negotinës, në Zubin Potok.Ndeshja është transmetuar live në uebfaqen zyrtare të Superligës B, Lindje – Perendim në youtube.

    Këtë ndeshje e ka fituar Mokra Gora me rezultat 23-15.

    Mokra Gora pozicionohet në vendin e parë me 29 pikë nga 16 xhiro, një pikë më shumë se Hajduk Veljko që është nga Krahina e Negotinës.Zhvillimi i kësaj ndeshjeje është shkelje ligjore pasi nuk respektohen ligjet e Kosovës dhe Federata e Hendbollit e Kosovës.

    Nënryetari i Federatës së Hendbollit, Enis Idrizi në një intervistë për KALLXO.com ka deklakruar se i ka njoftuar autoritet e Kosovës për zhvillimin e këtyre garave dhe për zhvillimin e kësaj ndeshjeje do të diskutojnë në kongresin e ardhshëm që të do të mbahet në Austri nga Federata Europiane e Hendbollit.

    Po, ne gjatë takimit të vitit të kaluar me Federatën Europiane të Hendbollit jemi dakorduar në prezencën e kryetarit të Hendbollit dhe sekretarit të përgjithshëm, që ndeshjet e tilla të mos përseriten. Ne u kemi treguar autoriteteve policore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ata i kanë të gjitha autorizimet që ekipet e tilla të mos lejohen të futen zyrtarisht. Nëse ekipet janë futur ilegalisht, kjo do të ketë pasoja prej Federatës Europiane të Hendbollit në kongresin e ardhshëm që do të mbahet në javën e ardhshme në Vjenë prej datës 23 deri më 26 prill”, ka thënë nënkryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Enis Idrizi.

    Enis Idrizi ka treguar se deri sot nuk është lejuar asnjë skuadër e Serbisë t’i zhvillojë ndeshjet në Kosovë me skuadrën Mokra Gora.

    https://youtu.be/YJvl37ZfKl0

    Kjo është loja e parë që Mokra Gora e ka zhvilluar që një vit e gjysmë në Zubin Potok. Deri tani autoritet policore asnjëherë nuk e kanë lejuar asnjë ekip kundërshtar të tyre të futet brenda territorit të Kosovës për të zhvilluar lojë. Kjo do të jetë temë e diskutimit në Kongresin e ardhshëm të të Federatës Europiane të Hendbollit”, ka përfunduar Enis Idrizi.

    Nga Rubrika
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Sevillas, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Los Blancos...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se ,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Vullneti ia ka transmetuar Xhenetës fjalët e Drenushës për të. Ai i tregoi se Drenusha ka thënë se Xheneta është e varur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.