Gazetari shqiptar, Adriatik Dosti ka zbuluar një skandal të fundit te Federata Shqiptare e Futbollit.
Sipas tij, FSHF-ja ka ftuar te kombëtarja U19 ne grumbullim mesfushorin e Boavista U19, Richard Abazi, por i kanë kërkuar që biletat e avionit t’i paguajë vet pasi federata ndodhet në krizë për shkak të pandemisë, përcjell FrontOnline.
Kujtojmë që Richard Abazi është djali i legjendës së kombëtares dhe Dinamos, Eduard Abazit.
I cili përveçse futbollist i kombëtares ka dhënë kontributin e tij edhe në njohjen e Kosovës nga UEFA dhe FIFA.
Normalisht që futbollisti nuk ka ardhur në grumbullim, por duhet që FSHF-ja të dal me patjetër në një qëndrim zyrtar ku të shpjegojë rastin në fjalë./FrontOnline/
https://www.facebook.com/albania.teamm/photos/a.514524995290728/4057880134288512/