×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandaloze/ E përzgjodhën vet, por nuk ia dinë kuptimin llogos së 13-vjetorit të Pavarësisë

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Kosova sot feston 13-vjetorin e Pavarësisë,  me një llogo që askush nuk po e dinë se çfarë simbolike ka.

    Madje, as ata që e përzgjodhën këtë llogo nuk po ia dinë kuptimin.

    Për nderë të kësaj dite, Qeveria në largim në krye me Avdullah Hotin, ka formuar një grup punues për organizimin e aktiviteteve që janë duke u mbajtur sot.

    Përveç, aktiviteteve, për festimin e kësaj dite, Qeveria e ka bërë publike edhe një logo e cila shënon 13- vjetorin e Pavarësisë.

    Logo e cila është punuar nga kompania kontraktuese “VM3” e cila ofron  shërbime inovative në industrinë e shtypit dhe marketingut përmban numrin 13 bashkë me një pëllumb.

    E lidhur simboliken që ka kjo logo, portali Front Online, ka disa ditë që i ka pyetur institucionet  e vendin, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje, duke i’a hedhur “topin” njëra-tjetrës.

    Zëdhënësja për media e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku, për Front Online, ka thënë se lidhur me logon dhe aktivitetet tjera duhet të pyetet Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës,  e cila ka qenë kryesuese e grupit punues për organizimin e manifestimit për shënimin e 13-vjetorit të Pavarësisë.

    “Nuk mund të them unë asgjë sepse është Komisioni Ndërinstitucional i cili e ka përzgjedh llogon. Kryetare e komisionit është ministrja e Kulturës, ka pasë përfaqësues nga të gjitha institucionet. Unë nuk di pse e kanë zgjedhë këtë llogo, duhet të pyeten ata”, ka thënë Baxhaku për Front Online.

    E nga kabineti i Ministres Dumoshi nuk kanë dhënë një përgjigje të qartë me arsyetimin se nuk mund të japin detaje.

    Ata “topin” ia kanë hedhur Zyrës së Kryeministrit dhe Kompanisë që e ka punuar llogon.

    Për më tepër në përgjigjen e tyre thuhet se duhet pyetur kompaninë se cfarë kanë dashur të thonë me këtë llogo.

    “Logon e ka zgjedh zyra e Kryeministrit, llogo u propozu nga kompania kontraktuese që ka marrëveshjen me Qeverinë e Kosovës, për detaj tjera folni me kompaninë, nuk kam kompetenca me të dhënë detaje lidhur me atë, mundesh me lypë detaje prej kompanisë, neve na kanë propozuar disa llogo, grupi punues e ka votuar këtë llogo me pëllumb, mundeni me pyete kompaninë se çfarë kanë dashur të thonë me këtë llogo”, kanë bërë të ditur nga kabineti i ministres Dumoshi.

    Ndërsa nga Protokolli i Shtetit përmes një përgjigje me shkrim, kanë thënë se kjo pyetje duhet t’i bëhet Ministres, Vlora Dumoshi.

    Front Online, ka bërë përpjekje që ta marrë një përgjigje edhe nga kompania “VM3”, por nuk kanë kthyer përgjigje me arsyetimin se dizajnuesi i llogos nuk është në zyrë./Front Online/

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka paralajmëruar se dhe kryeqyteti, së shpejti do ta ketë shtatorën e heroit të Kombit...
    Lajme26 Prill 2024
    Inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në Mitrovicë me inicialet Q.M., ka dalë të premten para gjykatësit në Gjykatën Themelore në...
    Lajme26 Prill 2024
    Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar për një përleshje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.