Emiliano Skamaka, babai i sulmuesit të Genoas, Gianluca Skamaka, ka kryer një incident të dhunshëm në kampin stërvitor të Romës.
Ai hyri në kampin stërvitor të klubit romak me një shkop në duar, shkruan FrontOnline.
Fillimisht, ai theu makinat që ishin në parking, dhe më pas dëmtoi një statujë që ndodhej në qendër të kampin.
Derisa po drejtohej drejt fushës ku po luanin skuadrat e grupmoshave të reja, policia arriti në vendin e ngjarjes.
Futbollisti i Genoas është shprehur i tronditur nga kjo ngjarje.
“Unë u trondita kur dëgjova çfarë ka ndodhur. Nuk mund ta besoj. Është e vështirë për mua të flas për këtë. Më vjen keq”, ka thënë sulmuesi i Genoas, njëherit bashkëlojtar me Valon Behramin./FrontOnline/