Skandalet në shtëpinë e famshme “Big Brother VIP Albania” nuk kanë të ndalur.
Tashmë po dëshmohet hapur se Ilir Shaqiri po favorizohet hapur dhe se shqiptarët e Kosovës që janë aty po nënçmohen.
Në një video që nuk është transmetuar nga produksioni i “BB VIP”, shihet Iliri duke i thënë DJ Dagz-it se nuk je shqiptar po kosovar.
Iliri: “Unë jam shqiptar”
Dagzi: “Edhe unë jam shqiptar”
Iliri: “Jo, ti je kosovar”.
Në një video tjetër, Iliri shihet duke e mohuar se e ka bërë këtë, por video-incizimi është provë se Iliri ka nënçmuar gjith shqiptarët e Kosovës.
Nuk është hera e parë që ndodhë që shqiptarët e Kosovës në “BB VIP” nënçmohen.
Sabiani kur ishte larguar me tele-votim, s’kishte përshëndetur banorët që ishin nga Kosova.