Ish’ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka kritikuar ministrin aktual të këtij dikasteri, Selim Selimin që pak minuta më parë ka thënë se pas raportimit të mediave e ka shkarkuar nga pozita e këshilltarit, Enis Qerkën.
Haxhiu në Facebook ka shtuar se në fakt, Ministri do të duhej të jepte dorëheqje.
‘Për këtë në secilin shtet normal, Ministri do të duhej të jepte dorëheqje. Sot Ministri që këshillohej nga ai që ishte zënë me 113 kg drogë, paska thënë që pas raportimit në medie e ka liruar nga detyra këshilltarin. Pra meqë mediat paskan raportuar se përndryshe as nuk do të bëhej fjalë për lirimin e tij. Si ka mundësi që vendos nënshkrimin për një këshilltar që nuk e di se kush është? Në faqen e Ministrisë së Drejtësisë janë vendimet për këshilltarët tjerë por jo edhe për këtë. Kjo vërteton që Ministri e ka ditur por nuk u thotë JO atyre që e kanë vendosur në krye të Ministrisë”, ka shkruar Haxhiu.