Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur ftesës së PDK-së për dorëheqje pas raportimit se janë vjedhur 2 milionë euro nga buxheti i Kosovës, raporton Front Online.
“Nuk jap dorëheqje. Nëse vërtetohet me një hallkë se ka qenë përgjegjësi e imja, unë jam dorëheqje”, ka deklaruar Bajrami për Debat Plus, duke shtuar se me këtë skandal të rëndë po merren të gjitha institucionet kompetente të Kosovës. Bajrami ka thënë se kjo vjedhje e ka rrezikuar edhe sistemin e Republikës së Kosovës. /Front Online/