Organizata Ndërkombëtare e Policisë për Krimin, INTERPOl ka përcjellur lajmet në lidhje me trukimin e ndeshjeve të futbollit në Serbi.
UEFA dyshon se ndeshje të caktuara të Superligës dhe Ligës së Parë të Serbisë janë trukuar, shkruan FrontOnline.
Besohet se shumë para janë dhënë në bastoret aziatike.
Për shkak të kësaj, INTERPOL është interesuar për skandalin e futbollit serb./FrontOnline/