Një incident skandaloz ka ndodhur në ndeshjen Austri – Maqedoni e Veriut, i cili është bërë viral në rrjetet sociale.
Protagonist ishte sulmuesi i Austrisë, Marko Arnautoviq, shkruan FrontOnline.
Arnautoviq në një duel për top, u përplas nga Bejtullai, derisa austriaku shënoi për Austrinë në minutën e 89-të.
Në festën e golit, Arnautoviq e shau me nënë mbrojtësin shqiptarë: “Të q**** mamanë shqiptare’’.
Rasti në fjalë është bërë publik nga mediat serbe, rast që me shumë mundësi do të merret parasysh dhe nga UEFA e cila nuk i lejon thirrjet etnike në fushën e lojës.
Marko Arnautoviq është futbollist me origjinë serbe, por që përfaqëson Austrinë në nivel kombëtaresh./FrontOnline/