Ndeshja e javës së 24-t e Ligës së Dytë mes Fushë Kosovës dhe Vjosës nuk ka shkuar ashtu siç është dashur.
Në pjesën e dytë, ndeshja është ndërprerë pasi “shpërtheu” dhunë e madhe mes futbollistëve të të dyja skuadrave, shkruan FrontOnline.
“Sheshi” raporton se e gjithë kjo nisi pas realizimit të golit të Fushë Kosovës nga penaltia, ndërkohë gjatë festës së futbollistëve vendas, kanë qenë futbollistët mysafir që kanë dashur ta nisin lojën nga mesi i fushës, por që janë ndalur nga gjyqtari kryesor Patriot Fazliu.
Futbollistët mysafir janë vërsulur në momentin e parë drejt gjyqtarit Fazliu, ndërkohë më pas janë përfshirë në një konflikt fizik me futbollistët e skuadrës vendase.
Në këtë mënyrë gjyqtari Fazliu ka sinjalizuar për pëfundimin e ndeshjes.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme./FrontOnline/
https://www.facebook.com/384521122370843/videos/171935021447533