Dy gazetarë nga departamenti i sporteve në televizionin “RAI” janë përleshur, derisa njëri përfundoi në spital, raporton “Corriere della Sera”.
Protagonistë janë dy gazetarë veteranë, njëri 52 vjeç, tjetri 58, shkruan FrontOnline.
Policia ndërhyri gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe njëri nga pjesëmarrësit në këtë përleshje u dërgua në spital.
Gazeta shkruan se kolegët u përleshën për kondicionerin.
Gazetari i lënduar po shqyrton mundësinë e ngritjes së një raporti kundër kolegut të tij./FrontOnline/
Roma, volano pugni a Rai Sport: lite tra due giornalisti nella sede di Saxa Rubra https://t.co/3RxOD1EOie
— Il Corriere della Città (@CorriereCitta) May 1, 2021