Një skandal dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në QKMF e Mitrovicës, ku dyshohet se janë përfshirë dy meshkuj.
“Jepi zë” ka mësuar se një stomatolog i vjetër në moshë, ka ngacmuar një pacient 17 vjeçar, transmeton Insajderi.
Sipas asaj që ka mësuar gazeta, stomatologu(mashkull), ka prekur në organ gjenital një pacient(mashkull).
Dyshimet për rastin i ka konfirmuar “Jepi zë” edhe në Polici, të cilët kanë thënë se po kryejnë hetime preliminare.
Ndonëse jozyrtarisht, ata kanë konfirmuar një denoncim të tillë dhe incidentin që ka ndodhur në QKMF.
Pas asaj që dyshohet se ndodhi në sallë, gazeta mëson se familja e pacientit ka ardhur në QKMF dhe kanë sulmuar mjekun.
Deri tash, të gjitha mbeten dyshime dhe Policia po kryen hetime. Siç thonë burimet brenda Policisë, nuk përjashtohet që ngacmimi seksual të jetë edhe inskenim.
Mirëpo, se ka pasur incident në QKMF, e konfirmojnë disa burime.