Një skandal ka shpërthyer me Marinën Mbretërore në Britani, ku ekuipazhi i nëndetëses HMS Vigilant, e braktisën atë pas ankorimit dhe shkuan për t’u dëfryer.
HMS Vigilant është një nga katër nëndetëset për parandalimin bërthamor të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa ekuipazhi i saj doli për të festuar në bare dhe klube striptizmi.
Vetë komandanti thuhet se u paraqit në bazë i dehur, pavarësisht se ishte përgjegjës për një nëndetëse me armë me vlerë 3.5 miliardë paund, e aftë për të shkaktuar 30 Hiroshima.
Një hetim ka nisur tashmë për nëndetësen, e cila zbarkoi në bazën amerikane King Bay, Georgia. Skandali tronditi Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa nëndetësja me ironi është emëruar “seksi HMS dhe kokaina”.
Në bord kishte raketa bërthamore 30 herë më të fuqishme se ajo e Luftës së Dytë Botërore.