Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander, ka tentuar të prishë dasmën e yllit të popit me Sam Asgarin, e cila u zhvillua të enjten, në shtëpinë e saj në Los Anxhelos, për këtë arsye policia duhej të ndërhynte.
Ish-bashkëshorti i Britnit ka filmuar live në Instagram hyrjen e tij dhe ka arritur të futet në çadrën e dasmës që ishte ngritur enkas për këtë rast.
Në video ai foli me pjesëtarët e sigurimit duke u thënë se Spears e kishte ftuar në dasmë. Pasi rezistoi, ai kërcënoi se do t’i prishte ditën e madhe. Para se të ndërpritet regjistrimi ka ndodhur një përleshje fizike.
Britney Spears' ex-husband Jason Alexander breaks into her home and crashes her wedding on Instagram Live:
“Where’s Britney? I'm here to crash the wedding.” pic.twitter.com/rgTjE0mmVe
— Pop Crave (@PopCrave) June 9, 2022
“Jason Alexander është prangosur dhe arrestuar. Shpreh mirënjohjen time për Zyrën e Sherifit të Qarkut Ventura për reagimin e tyre të shpejtë dhe punën e mirë”, tha avokati i këngëtares, Matthew Rosengart.
Sipas Six, këngëtarja është tronditur veçanërisht nga ngjarja, por nuk ka dashur të lejojë që ajo të lërë pasoja të mëtejshme.
Edhe pse Aleksandri shprehu mbështetjen publike për këngëtaren gjatë betejës së saj të diskutueshme për t’i dhënë fund kujdestarisë dhe ishte gjithashtu aktiv në disa tubime #FreeBritney, ai kishte persekutuar më parë anëtarët e familjes së saj.
Në ceremoninë intime morën pjesë 60 të ftuar, mes të cilëve edhe personazhe të njohur, si dhe pjesë e familjes Britney Spears. Përveçse kuptohet që nuk kanë qenë të ftuar prindërit e saj, por edhe motra Lynn Spears, festës i kanë munguar edhe djemtë e këngëtares.
Lajmi se Sean Preston dhe Jaden James nuk do të jenë në dasmë është konfirmuar para dasmës nga avokati Kevin Federline, ish-bashkëshorti i Britney Spears.
“Djemtë nuk do të marrin pjesë në dasmë. Ata mendojnë se fokusi duhet të jetë tek Britney dhe Sam dhe janë shumë të lumtur për të”, tha avokati Mark Vincent Kaplan.
Para se të dilte skandali me ndërhyrjen e ish-bashkëshortit të saj të parë, mediat shkruanin se këngëtarja ka ecur drejt altarit nën tingujt e hitit legjendar të Elvis Presley “Can’t Help Falling in Love”, me një fustan të dizajnuar për të nga Donatella Versace, e cila ishte e pranishme dasmë.
Gjithashtu, në mesin e të famshmëve u panë Madonna, Paris Hilton, Drew Barrymore, e të tjerë./FrontOnline/